Rama uron Kurtin për detyrën e Kryeministrit, e fton për vizitë në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër Albin Kurtit për zgjedhjen në krye të qeverisë së re të Kosovës.

Në letrën e urimit, z. Rama shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke theksuar se “eksitojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë”.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës.

Kryeministri i Shqipërisë e ka ftuar Kurtin dhe për vizitë zyrtare në Tiranë, duke thënë se e ka derën e hapur kurdo që i pari i qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.

“Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit Tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon letra.

Kryeministrat dhe Presidentët e Kosovës që kanë marrë detyrën pas shpalljes së pavarësisht e kanë kthyer në traditë, që vizitën e parë ta bëjnë në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që z. Kurti merr detyrën e kryeministrit të Kosovës dhe vizita e tij e parë si kryeministër në Tiranë në shkurt të vitit 2020, solli një përplasje pikëpamjesh mes tij dhe z. Rama, gjë e cila u vu re dhe në konferencën e përbashkët.

Çështja që ndau z. Rama dhe z. Kurti ishte ajo e minischengenit Ballkanik, ku Kosova ka refuzuar të marrë pjesë deri tani.

Gjatë vizitës së fundit që Kurti zhvilloi në Shqipëri para se të merrte detyrën e kryeministrit, pasi pati takim vetëm me kreun e PD, Lulzim Basha.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER