Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Elbasanit së bashku me forcat RENEA kanë arrestuar një ndër krerët e bandave kriminale që veprojnë në Elbasan, 53-vjeçarin Ardian Çapja dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapjan, 40-vjeç.

Të dy personat janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.

Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga gjykata e Elbasanit që i ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.

Mes emrave ishin dhe Ardian e Florenc Çapja, emra këta të dalë nga Ervis Bardhi, i penduar i drejtësisë.

Ardjan Capja dhe Florenc Capja sipas dyshimeve organizuan dhe financuan vrasjen e babë e bir si shenjë hakmarrjeje për Sokol Capjan, të vrarë në vitin  2005.

Mbi të dy personat rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit policia ka  sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov.

Ardian Çapja është person me precedent penal dhe në 8 qershor të vitit 2020 iu bë atentat me snajper nga Kodër-Krasta ku 53-vjeçari arriti të shpëtojë.

Lexoni gjithashtu:

Ardian Çapja mohon atentatin ndaj tij: Nuk më ka qëlluar njeri me armë

Ardian Çapja dyshohet se u qëllua me snajper nga një kodër përballë biznesit të tij

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER