Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Vendimi për mos-ndryshimin e masës u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe kështu zonja Hoxha mbetet në qeli.

Ndërkohë avokatët kanë kërkuar realizimin e një akti mjeko-ligjor për fëmijën e ish-gjyqtares, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Zonja Hoxha u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Ndërkohë më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën.

KLGJ pranoi kërkesën e ILD-së për shkarkimin nga detyra të Hoxhës.

Lexoni gjithashtu:

KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Gjykata refuzon kërkesë për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

Etiketimet

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER