Dështimi me votën e diasporës, Lirim Krasniqi: Mungesë e plotë vullneti nga partitë politike dhe KQZ

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lirim Krasniqi, përfaqësues i organizatës ‘Germin’ tha për Euronews Albania se dështimi edhe në këto zgjedhje për të mundësuar votën e diasporës erdhi për shkak të mungesës së plotë të vullnetit nga ana e partive politike dhe vetë institucionin që merret me administrimin e zgjedhjeve, KQZ.

Z. Krasniqi shpjegoi se organizata që ai përfaqëson ishte pjesë e grupit të punës të ngritur nga KQZ për draftimin e votimit të diasporës dhe siç tha, nga takimet me KQZ që nga nëntori kishin dërguar rekomandimet e tyre, por deri më sot KQZ nuk ka dërguar asnjë akt në komisionin rregullator.

“Dështimi i këtij procesi në njërën anë është përgjegjësi e KQZ, por edhe përgjegjësi e spektrit politik, pa asnjë dallim, që me qëllime të ndryshme politike s’i kanë dhënë prioritet votës së diasporës”, tha z.Krasniqi.

Ai solli shembullin e Kosovës, ku vota e diasporës ka funksionuar më së miri, madje në zgjedhjet e fundit sipas z. Krasniqi kanë qenë përcaktuese në rezultatin final të zgjedhjeve.

Sipas z. Krasniqi, kodi zgjedhor në Shqipëri vendosi barriera të panevojshme, teksa votimi nga jashtë u kushtëzua me regjistrimin e adresës, që menaxhohej nga 2 institucione të ndryshme, Ministria e Brendshme dhe KQZ.

“Kjo bëri që të kishte shumë pak të regjistruar, deri në mars ishin regjistruar rreth 3500 persona. Duke pasur parasysh që kishte kaq pak persona të regjistruar, vota e tyre ndoshta nuk do kishte rëndësi për rezultatin e zgjedhjeve, por të paktën do të mundësohej e drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit. në këto zgjedhje kishte mundësi për ta testuar, të paktën”, tha z. Krasniqi.

 




Etiketimet

SHBA pritet t’i rikthejë Irakut 17 mijë artefakte të plaçkitura gjatë pushtimit

Shtetet e Bashkuara do të kthejnë mbi 17 mijë artefakte antike të plaçkitura pas pushtimit të Irakut nga SHBA në 2003, përfshi dhe një...

Sa na kushton një deputet? Të gjitha përfitimet, nga paga deri te dietat

Të jesh deputet në Shqipëri konsiderohet si një nga angazhimet më të rëndësishme në politike që krahas të tjerave të sjell jo pak të...

Harry Kane larg Tottenhamit, dy ditë pa u paraqitur në stërvitje

Futbollisti i Tottenhamit, Harry Kane, nuk është paraqitur në stërvitje dy ditët e fundit duke ngjallur dyshimet se ai mund të jetë në mëdyshje...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER