Balluku: Situata në Rinas për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë në Euronews Albania, tha se kjo situatë është nxitur nga politika.

Ministrja foli për një grup të vogël organizatorësh brenda kontrollorëve që kanë nxitur këtë gjendje.

Znj. Balluku tha ky bllokim ka ndikuar tek shumë qytetarë pasi disa udhëtojnë, shumë presin pako dhe shumë të tjerë presin vaksinat.

“Kontrollorët po përdoren politikisht për të bllokuar Shqipërinë. Arsye e parë është për të izoluar vendin, për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat”, tha znj. Balluku.

Ministrja u shpreh se Albcontrol është shoqëri që nuk ka marrëdhënie financiare me shtetin dhe të gjitha të ardhurat e saj vijnë nga “përdoruesit e hapësirë ajrore, ose ulje-ngritjet në Rinas”.

“Shteti nuk ka as vendimmarrja dhe as marrëdhënie financiar me Albcontrol. Është pronë 100% e shtetit por i ka deleguar të drejtën e hapësirës shqiptare që sot u keqpërdor. Shteti nuk vendos pagat e Albcontrol, Albcontrol ka një bord që vendos”, deklaroi znj. Balluku.

Ulja e pagave ka ardhur tha ministrja për shkak se gjatë pandemisë është ulur fluksi i fluturimeve me 57% krahasuar me një vit më parë.

Ajo bëri të ditur se vendimi është marrë që nga prilli i vitit të kaluar ku pagat janë ulur nga rreth 40% ndërsa theksoi se kontrollohet kanë një pagë prej 400 mijë lekë të reja.

“Nuk e di se sitë gjithë individët ndihen të stresuar dhe kanë të njëjtin problem sepse nuk e kanë më pagën 4 mijë dollar por e kanë 2 490 dollarë. Kërkesa e tyre është që të anulohet rishikimi i pagës dhe të kthehen tek paga e mëparshme”, tha ajo.

Ministrja e Infrastrukturës tha se me ligj nuk lejohet grevë në shërbimet esencial dhe për këtë arsye kanë nxjerr justifikimin se janë të pa aftë në punë edhe pse qëndrojnë në ambientet e punës.

Me hyrjen e ushtrisë në ambientet e Albcontrol, znj. Balluku tha se kontrollorët janë larguar nga zyrat. Nëse kontrollorët nuk do të pranojnë që të rikthehen në punë, znj. Balluku tha se ka një plan për të zgjidhur këtë problem por për arsye sigurie nuk dha më shumë detaje.

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER