Bllokimi i aeroportit, shoqërohen disa prej kontrollorëve të Albcontrol

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e disa prej kontrollorëve të Albcontrol në Rinas pas bllokimit të punës.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet për vepër penale për “shpërdorim detyre”.

Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

Sipas prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore në drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë intervistës për Euronews Albania tha se greva është e paligjshme pasi bëhet fjalë për një sektor jetik.

Gjithashtu ministrja theksoi se për këtë vendim nuk ka pasur asnjë njoftim dhe funksionimi i Albcontrol është pezulluar menjëherë.

Lexoni gjithashtu:

Balluku: Situata në Rinas për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat


Etiketimet

Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të zëvendësojë kontrollorët e larguar me të rinj, vendas ose të huaj

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë “për ta kthyer operacional kontrollin e trafikut ajror”, qoftë edhe duke zëvendësuar punonjësit aktual me të rinj. Me propozim të...

Përkujtimi i Holokaustit, 80 vite nga pushtimi nazist dhe masakra ndaj komuniteteve hebraike

Përmes ceremonive të dedikuara Izraeli  shënon ditën e përkujtimit të Holokaustit. Në orën 10 të mëngjesit për dy minuta në Jeruzalem u dëgjuan sirenat për...

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER