Bllokimi i fluturimeve, Rama: Është marrë peng aktiviteti i aeroportit të Rinasit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Rama ka reaguar nga Tepelena për grevën që kanë shpallur punonjësit e “Alb-kontroll”.

Duke bërë përgjegjës për këtë situatë, Presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha, Rama tha se ngjarja ka cenuar sigurinë kombëtare dhe se është marrë peng aktiviteti i aeroportit për të mos lejuar mbërritjen e vaksinave në Shqipëri.

“Unë nuk mund të shmang diçka që ka ndodhur para pak orësh, ka ndodhur nën akt i paimagjinueshëm.

Është marrë peng aktiviteti i aeroportit ‘Nënë Tereza’ nga një grup i nxitur drejtpërdrejtë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Berisha prej ditësh ka dalë hapur, duken e nxitur këtë akt, ndërsa Ilir Meta ka hedhur gurin, një gurë që quhet leshko”, tha kreu i qeverisë nga Tepelena.


Etiketimet

Mjeku Sulçebe tregon arsyen pse janë reduktuar infektimet në Shqipëri

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe tregoi në Euronews Albania se jemi drejt një evolucioni pozitiv të pandemisë në vendin tonë, pasi kemi një rënie të...

Rama e Meta sërish replika mbi çështjen “Albcontrol”

Çështja e menaxhimit të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit ka përplasur sërish Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama. Meta kërkoi auditim të...

Basha takim me fermerët e Cërrikut: 100 milionë euro subvencione për bujqësinë

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë dhe fermerë të Cerrikut. Gjatë takimit zoti Basha nënvizoi nevojën për ndryshim...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER