Greva e ‘Albcontrol’, Balluku: Ushtria do të nxjerrë nga kulla e kontrollit të gjithë ata që kanë braktisur detyrën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat pasditen e sotme bëri me dije se të gjithë punonjësit e ‘Albcontrol’ që po qëndrojnë brenda kullës së kontrollit, por ndërkohë nuk janë duke ushtruar detyrën e tyre, do të nxirren nga vendi i punës, pasi sipas saj kanë braktisur detyrën.

Ministrja tha se punonjësit, që sipas saj kanë marrë peng hapësirën ajrore shqiptare, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, ndaj ndërtesa e kullës së kontrollit do të merret në mbrojtje nga forcat e armatosura të ushtrisë.

“Nga ky moment, për sigurinë e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet që kemi tek partnerët tanë dhe duke qenë se fatkeqësisht kontrollorët tanë që kanë nënshkruar kontrata dhe kanë marrë përgjegjësi për të qenë mbrojtës të hapësirës shqiptare, kanë vendosur të mos bëjnë detyrën.

Kështu, një ndërtesë e sigurisë së lartë s’mund të qëndrojë në duar të personave që nuk janë pjesë e trafikut ajror. Të gjithë këta persona do të largohen nga ndërtesa duke nisur nga ky moment.

Këta persona mund të kryejnë aksione shumë të rrezikshme për hapësirën shqiptare, ndaj ndërtesa e Albcontrol do të merret në mbrojtje nga Forcat e Armatosura”, tha ministrja.

Znj. Balluku u bëri thirrje atyre punonjësve që sipas saj nuk janë bërë ende leva të politikës dhe duan të ushtrojnë detyrën e tyre, të kthehen në punë dhe të rikthejnë në funksion trafikun ajror në hapësirën shqiptare.

Teksa e cilësoi të pajustifikueshme kërkesën e punonjësve të Albcontrol për rikthimin e pagave të mëparshme teksa edhe pagat e tyre aktuale siç tha, janë shumë herë më të larta se paga mesatare e shumë familjeve shqiptare, znj,. Balluku u shpreh se një pjesë e tyre janë të kapur nga politika.

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER