Kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka paralajmëruar punonjësit e Albcontrol që të kthehet nesër në punë pasi në të kundërt do të largohen nga ajo detyrë.
Kreu i qeverisë thotë se kontrollorët e Rinasit janë futur në këtë lojë nga organizatorë të tjerë.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, shprehet kryeministri.
Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2021