Vaksinimi në Vlorë me ritme të shpejta, pas mjekëve dhe arsimtarëve radha për farmacistët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa nisi sot procesi i vaksinimit për farmacistë në vend, në Vlorë ky proces ka nisur tashme prej një jave, ku krahas farmacistëve po vaksinohen edhe stafet e klinikave private dhe stomatologët. Deri sot janë vaksinuar 70 stomatologë, 11 farmacistë dhe 14 klinika private.

Këtë e konfirmoi për Euronews Albania shefi epidemiologjisë në qytetin bregdetar.

“Vlora është pjesë e objektivit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e bluzave të bardha edhe në sektorin privat. Ne në Vlorë kemi filluar pak më herët me këtë proces, pasi i kemi parë me prioritet dhe kemi vaksinuar një kontigjent të konsiderueshëm”, tha Agron Bashllari, shefi epidemiologjisë në qytetin bregdetar.

Në Vlorë ka përfunduar procesi i vaksinimit për mjekët dhe arsimtarët, ndërsa është drejt përfundimit procesi i  vaksinimit të uniformave blu. Sa i përket popullatës, aktualisht po vaksinohen moshat mbi 65 vjeç.

“Kjo popullatë po vjen drejt ezuarimit dhe gradualisht do të vazhdojmë më fashat e tjera të popullatës. Aktualisht po vaksinojmë moshat 70 + dhe gradualisht do të vijmë duke zbritur fashën moshore”, tha z. Bashllari.

Deri tani, 19.200 doza vaksinash kanë mbërritur në Vlorë, e procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta ,ndërsa nuk janë evidentuar raste kur të vaksinuarit kanë shfaqur probleme me shëndetin.


Etiketimet

Blinken uron Kurtin: Do të keni përkrahjen e plotë të SHBA-së

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e...

Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të  zgjasë 3 ditë. Vaksina për...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER