Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 317 raste të reja më COVID-19 në 3024 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 6 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas MSH, janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.
“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.