Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut ajror.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se supervizori Armando Fezga, njëherësh kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, supervizori tjetër Muhir Mezini dhe kontrollorja Flora Ndreca janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, e cila i akuzon ata për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”.

Ata pritet që brenda 48 orëve të dalin para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të kërkohet nga Prokuroria.

Kontrollorëve të ndaluar u janë sekuestruar telefonat celularë, nga të cilët dyshohet se janë shkëmbyer biseda për organizimin e pezullimit të punës në Albcontroll.

Prej të ndaluarve, Fezga është shprehur se ka probleme shëndetësore pasi prej pak kohësh ka kaluar COVID-19. Këtë fakt e konfirmoi edhe avokati Rezart Kthupi, i cili shtoi se për këtë “ai nuk është në gjendjen më të mirë për ta përballuar ndalimin e gjatë në kohë”.

Mbrëmjen e së mërkurës dhe gjatë ditës së enjte policia shoqëroi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës 28 kontrollorë të trafikut ajror, prej së cilëve 21 u lanë të lirë.

Më herët avokati Kthupi tha për Euronews Albania se policia ka shoqëruar kontrollorët gjatë natës ndërsa një pjesë janë paraqitur vullnetarisht. Kthupi tha se prej të liruarve “nuk ka asnjë akuzë”.

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale që i referohet ekskluzivisht punonjësve publik, që do të thotë që duhet të jesh punonjës i administratës publike, në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria për ta futur në elementin e figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës,” – tha avokati Kthupi duke shtuar se kompania Albcontrol është “entitet krejtësisht i pavarur nga shteti”.

Lexoni gjithashtu:

Bllokimi i aeroportit, shoqërohen disa prej kontrollorëve të Albcontrol

Balluku: Situata në Rinas për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat


Etiketimet

Strategjia e PD-së për mbrojtjen e votës, strukturë e posaçme për evidentimin e çdo rasti të shkeljes së ligjit

Përgatitjet për mbrojtjen e votave në 25 prill, Partia Demokratike i ka nisur shumë më herët. Në selinë blu, është ngritur tashmë një strukturë e...

Komiteti i Mbrojtjes Civile: MIE të zëvendësojë kontrollorët e larguar me të rinj, vendas ose të huaj

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë “për ta kthyer operacional kontrollin e trafikut ajror”, qoftë edhe duke zëvendësuar punonjësit aktual me të rinj. Me propozim të...

Përkujtimi i Holokaustit, 80 vite nga pushtimi nazist dhe masakra ndaj komuniteteve hebraike

Përmes ceremonive të dedikuara Izraeli  shënon ditën e përkujtimit të Holokaustit. Në orën 10 të mëngjesit për dy minuta në Jeruzalem u dëgjuan sirenat për...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER