Eksperti i aviacionit civil: Kjo situatë ka vetëm humbës, bllokimi i Rinasit duhej parandaluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Feliks Baci, ekspert në fushën e aviacionit civil thotë se situata e krijuar në aeroportin e Rinasit nuk i leverdis askujt dhe duhet shmangur bllokimi.

Ai thotë se “kur dy palë kanë pretendimet e tyre gjëja më e thjesht është që mund të ishte parandaluar”.

Nga ana tjetër eksperti e cilëson jo etike grevën pa paralajmërim pasi kjo gjë cilësohet një shkelje etike.

“Në një situatë të tillë, si pala që e ofron dhe ajo që e merr, nuk duhet parë kush është humbës dhe kush është fitues. Nuk duhet të ndodhte”, tha Feliks Baci.

Eksperti i fushës së aviacionit civil thotë se në këtë situatë çdo gjë është e mundur për zgjidhjen e problemit.

Edhe pse i ndan në zgjidhje afatgjatë dhe afatshkurtër, shtoi se kontrollorët tha se janë persona me kualifikim të lartë.

“Punonjësit e kullës së trafikut ajror janë pajisur me disa licenca që janë të standardit evropian. Ashtu si një shqiptar mund të punësohet në Bruksel apo Lituani, njësoj një lituanes mund të vijë të punë këtu. Kjo tregon nivelin e lartë që kanë kontrollorët ajror”, deklaroi eksperti.

Feliks Baci shprehet optimist se situata do të zgjidhet shumë shpejt pasi thotë se kemi të bëjmë me një problem që lidhet me interesa ekonomikë dhe jo çështje teknike.


Etiketimet

Mbërrijnë 100 mijë doza të tjera vaksinash në Shqipëri

Kanë mbërritur në Shqipëri 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze “Sinovac”. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë...

Eksperti i aviacionit civil: Kjo situatë ka vetëm humbës, bllokimi i Rinasit duhej parandaluar

Feliks Baci, ekspert në fushën e aviacionit civil thotë se situata e krijuar në aeroportin e Rinasit nuk i leverdis askujt dhe duhet shmangur...

Gjoba për gjyqin me Becchettin, PD padit në SPAK Ramën dhe sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaçi

PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi pas humbjes në gjyqin në Arbitrazh me biznesmenin italian, Françesko...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER