Greva e kontrollorëve, eksperti i Aviacionit Civil: Vendim ekstrem, por i nevojshëm për zgjidhjen e situatës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil tha për Euronews Albania se veprimi i ndërmarrë nga kontrollorët ishte zgjidhja e vetme për të rënë në vesh të qeverisë.

Sipas tij nuk kishte asnjë alternativë për të arritur deri të e drejta e tyre.

“Është një zgjidhje ekstreme por që na detyroi të shkojmë në këtë zgjidhje ekstreme për arsye se ka një vit që shteti nuk do t’ia dijë, pra kjo situatë nuk ndodhi dje, nuk ndodhi brenda një muaji, as brenda një jave. Ka një vit që shteti e di se si është situata, që kontrollorët i kërkojnë shtetit të ulen në bisedime dhe shteti asnjëherë nuk ka pranuar, nuk ka pasur asnjë lloj reagimi dhe në reagimin e parë që pati shteti pasi kontrollorët bënë një grevë të vogël dy orëshe, ishte pushimi nga puna,” – tha Goxhaj.

Në këndvështrimin e tij, jo vetëm pagat por dhe kushtet e punës e bëjnë shumë të vështirë aktivitetin e një kontrollori, gjë që ka sjellë dhe situatën aktuale. Eksperti i Aviacionit Civil përmendi se ata marrin një muaj punë dhe një muaj pushim, gjë që nënkupton se kur kontrollori kthehet pas një muaji pushim e ka humbur idenë dhe ndërlidhjen me ambientin e punës. Rrjedhimisht, siç sqaroi eksperti vijnë dhe stresi e të gjithë komplikacionet më tej.

Përgjysmimi i pagave ishte një çështje e cila sërish shqetësoi kontrollorët, që sipas ekspertit katër muajt e parë kur të gjitha fluturimet ishin të bllokuara, ishte diçka normale por kur gjithçka u kthye në normalitet kjo nuk ishte e pranueshme.

“Shteti thotë që nuk ka pasur lekë, vërtetë ndoshta nuk ka pasur lekë por ama po nga këto mbikalime shteti ka organizuar, vetë Albcontrol-i, ka organizuar disa tendera të majmë dhe më e pakta janë pesë tendera,” – tha Goxhaj.

Në opinionin e tij qeveria duhet të heqë dorë nga tjetërsimi i fondeve si: dhënia me qira e sallës VIP për aktivitete të ndryshme në Albcontrol apo dhënia borxh për Air Albania, por të paguajë punonjësit sipas kontratave.

Ndërkaq, Dritan Goxhaj u shpreh se janë gjithsej 80 kontrollorë dhe se fluturimet do të rinisin kur shteti të pranojë të ulet në bisedime.

 

LEXONI GJITHASHTU: 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER