Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre.

Me çanta dhe valixhe, ata janë ulur në bordurat e një trotuari ndërkohë punonjësit e aeroportit po u shpërndajnë bidona me ujë.

Pasagjerët shpresojnë që udhëtimet të nisin së shpejti.

Gazetari i Euronews Albania ishte në aeroportin e Rinasit, aty ku qytetarët janë në pritje të një informacioni se kur do të vijojnë fluturimet.

Lidhja e drejtpërdrejtë u bë rreth orës 12:00 ndërkohë që një grua me një fëmijë të vogël tha se kishte që në orën 4 të mëngjesit që priste.

“Që në orën 4 të mëngjesit jemi këtu. Na kanë thënë se është fluturimi në 6:30, e shtynë për në 12:30 dhe s’kemi më asnjë lloj informacioni,” – u shpreh qytetarja.

Pyetur nga gazetari Maçi nëse kanë ndonjë informacion nga kompania e fluturimit, qytetarja e mohoi diçka të tillë.

Ndërkaq një grua e cila do të udhëtonte për Bergamo, tha se e kishte prerë biletën që ditën e djeshme, por 30 minuta para nisjes fluturimi ishte i anuluar.

“Na nxorën jashtë, dhe na thanë do dilni jashtë dhe do ju japim informacion dhe informacioni ishte ky, që janë anuluar (fluturimet) dhe do të komunikoni me agjencitë,” – tha qytetarja.

Ajo theksoi se do të qëndrojnë deri kur të marrin një informacion të saktë sepse në Bergamo kishte familjen dhe pozicionin e punës gjithashtu.

Pyetur nga gazetari Maçi nëse kanë besim se fluturimet do të fillojnë përsëri, qytetarja u shpreh se nga çfarë shohin me situatën e krijuar aktualisht në aeroportin e Rinasit, nuk kanë shpresë se mund të bëhet diçka së shpejti.

Që prej ditës së djeshme 68 kontrollorët e kompanisë AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës, kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar” të paaftë për punë”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u shoqëruan 28 kontrollorë, por shumica e tyre u liruan pas disa orësh.

Aktualisht në mjediset e Drejtorisë së Policisë po qëndrojnë vetëm tre kontrollorë, për të cilët prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë.

Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, e cila i akuzon ata për “shpërdorim detyre”.

Lexoni gjithashtu:

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Bllokimi i aeroportit, shoqërohen disa prej kontrollorëve të Albcontrol

Balluku: Situata në Rinas për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER