Mjeku imunolog, Genc Sulçebe tregoi në Euronews Albania se jemi drejt një evolucioni pozitiv të pandemisë në vendin tonë, pasi kemi një rënie të numrit të rasteve të reja dhe uljen e numrit të vdekjeve.
Mjeku u shpreh më tej se 65% e popullatës së Tiranës ka rënë në kontakt me virusin dhe ka një imunitet ndaj COVID-19.
Sipas tij, kjo shpjegon pse ne kemi një ulje të numrit të rasteve edhe në rang kombëtar.
“Tirana përbën një numër shumë të rëndësishëm të rasteve në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.
Ai sqaroi se vala e tretë e shkaktuar nga virusi anglez ka ndodhur më herët në vendin tonë dhe kjo valë tani po prek vendet fqinje.
“Në fillim të verës shpresojmë të dalim nga kjo gjendje pandemie”, përfundoi mjeku.
Lexoni gjithashtu:
256 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, 8 persona humbën jetën