Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata në aeroportin e Rinasit është zhbllokuar pas më shumë se 30 orësh bllokim të fluturimeve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja Belinda Balluku dhe Tirana International Airport, duke theksuar se fillimisht do të rinisin fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

Në njoftimin e TIA-s bëhet me dije se avioni i parë komercial që niset nesër nga Rinasi është ai i linjës Tiranë-Stamboll në orën 09:20.

Ndërkohë, avioni i parë që zbret në Rinas është ai i linjës Milano-Tiranë që niset nga Malpensa në orën 10:30.

Ministrja Balluku në një konferencë për mediet deklaroi se është arritur të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar, teksa theksoi se tashmë me këtë zgjidhje pritet të mbërrijnë edhe dozat e tjera të vaksinave në vend

Ndërkohe, për të gjithë pasagjerët që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, TIA njofton se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe kompanitë e fluturimit do të kujdesen për transportin e qytetarëve deri në Tiranë.

 


Etiketimet

Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret

Situata në aeroportin e Rinasit është zhbllokuar pas më shumë se 30 orësh bllokim të fluturimeve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Belinda Balluku...

Dymbëdhjetë të vdekur në Kosovë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Dymbëdhjetë qytetarët të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmi bëhet me dije nga ana e Institutit Kombëtar...

Gara në Elbasan, Lefter Gështenja: Situata vazhdon të jetë e tensionuar nga kundërshtari politik

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja u shpreh në Euronews Albania se “temperatura” politike në Elbasan është shumë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER