Nesër rinisin fluturimet, TIA: Udhëtimi i pasagjerëve për në Dubai do të kryhet nga Podgorica

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e fluturimeve ditën e nesërme.

Ndërkohë pasagjerët e “flydubai” që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme.

Sipas TIA-s udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë.

“Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Njoftohet gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai-Tiranë po me “flydubai”, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale.

“Operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë”, thuhet më tej në njoftim.

 Lexoni gjithashtu:

Prania e ushtrisë në aeroportin e Rinasit, ministri Peleshi: Thjesht për vigjilencë të shtuar

Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit

Rama e Meta sërish replika mbi çështjen “Albcontrol”


Etiketimet

Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të  zgjasë 3 ditë. Vaksina për...

Nesër rinisin fluturimet, TIA: Udhëtimi i pasagjerëve për në Dubai do të kryhet nga Podgorica

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER