Porositën vrasje, i kalon SPAK dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dosja hetimore për një vrasje të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan i ka kaluar SPAK. Bëhet fjalë për vrasjen e Nezir Beqirit , ngjarje për të cilën akuzohen Ardjan dhe Florenc Çapja.

Emrat e tyre dolën nga i penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fund i arrestuar për këtë ngjarje ka treguar para prokurorisë se Çapjat janë porositësit e vrasjes, e cila u krye nga Olsi Leku dhe vetë ai.

Dëshmia e Bardhit çoi në arrestimin e Lekut si dhe të Ardjan Çapjas që u vu në pranga vetëm pak ditë më parë ndërsa Florenc Çapja ndodhet në arrati.

Vrasja e Nezir Beqirit u krye ndërsa ai ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohej nga fisi Çapja se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Sokol Çapjes në viti 2005, ngjarje e cila ka sjellë me dhjetëra persona të vrarë që prej atëherë.

Lexoni gjithashtu:

Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

Ardian Çapja përfundon në spital një ditë pas arrestimit


Etiketimet

Porositën vrasje, i kalon SPAK dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Dosja hetimore për një vrasje të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan i ka kaluar SPAK. Bëhet fjalë për vrasjen e Nezir Beqirit ,...

Ish-ministri Taravari: Numri i lartë i vdekjeve në RMV, për shkak të mungesës së vaksinës dhe strategjisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Arben Taravari tha për Euronews Albania se numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në...

Mbërrijnë 100 mijë doza të tjera vaksinash në Shqipëri

Kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze “Sinovac”. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER