“Sfida kryesore, strehimi”, drejtori i “Roma Versitas Albania” sqaron problematikat e komunitetit rom

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emiliano Aliu, drejtor ekzekutiv i “Roma Versitas Albania” tha se për komunitetin rom data 8 prill është një datë e shënuar që i jep rëndësinë e duhur një komuniteti i cili ka elementët kryesorë që i japin identitet, gjuhën dhe flamurin.

Se si i gjen romët ky vit, pas 50 vjetësh që nga themelimi i kongresit të parë, për Emiliano Aliun ishte sfiduese.

Strehimi, edukimi, punësimi dhe përfaqësimi politik ishin disa nga këto sfida që me kalimin e kohës vijojnë të ngelen po të njëjtat për komunitetin rom.

Ndërkaq ai sqaroi se në tre vitet e fundit është realizuar më së miri regjistrimi i popullsisë rome që rrjedhimisht do të ndikojë dhe te ndihma sociale.

“Mbi 10-20% e tyre ndodhen të pastrehuar në këto momente,” – tha Aliu i cili theksoi se ndër të gjitha sfidat ajo më e rëndësishmja që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur është strehimi.

Teksa gazetarja Mulaj pyeti nëse janë marrë masat e duhura apo plane konkrete për strehimin e komunitetit rom por duke u siguruar që të shmangin krijimin e getove, Emiliano Aliu sqaroi se diçka e tillë është marrë në konsideratë.

“Mundësi ka, udhëzimet janë, politika pozitive dhe nga rajoni ka thjesht duhet gjetur një vullnet i përbashkët për t’i realizuar ato. Nga e shkruara duhet kthyer në veprim,” – sqaroi ai.

Ndërkaq sa i takon ndërgjegjësimit të familjeve rome për arsimimin Aliu theksoi se është gjithnjë në rritje, por problemi nuk qëndron konkretisht te ndërgjegjësimi. Sfida kryesore lidhet me sa mundësi kanë prindërit e komunitetit rom të mbështesin fëmijët e tyre gjatë arsimimit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER