‘Kontrollorët’, avokati Shehu: Të gjitha konventat e ndalojnë arrestimin e punëmarrësit për ndërprerje të punës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Avokati Isuf Shehi thotë se çështja e kontrollorëve të Albcontrol është një rast i zakonshëm i një marrëdhënie pune dhe nuk mund të arrestohet një punonjës se nuk dëshiron të vazhdojë punën.

Duke folur për Euronews Albania, ai tha se nuk mundet që punëdhënësi të mbajë me detyrim dikë në punë.

“Ky është një rast i zakonshëm  një marrëdhënie pune. Nuk e bën çështje të jashtëzakonshme fakti që janë kontrollorë të aeroportit. Janë procese që realisht nuk kanë pse të shtyhen dhe zvarriten dhe janë mbi bazë të dokumenteve të shkresave të punëdhënësit dhe punëmarrësit. I kanë vënë një emërtimi grevë por që mund të kishte dhe një emërtim të ndërprerjes së marrëdhënies së punës”, tha avokati.

Sipas Isuf Shehut “kur dikush vendos të ndërpresë punën nuk mund të procedohet penalisht” por në të tilla raste mund të ndiqet procedura ligjore nga punëdhënësi për të kërkuar vetëm dëmshpërblim nëse ka arsye.

“Kodi i Punës ka vetëm dëmshpërblim për ndërprerjen e punës. Të gjitha konventat e ndalojnë punësimin e detyrueshëm apo të forcuar. Të arrestohesh se nuk do të shkosh në punë kjo është e papranueshme”, nënvizoi avokati.

Isuf Shehu i pyetur edhe për çështjen e humbjes së gjyqit nga shteti shqiptar përballë biznesmenit italian, Francesco Becchetti tha se nuk ka asnjë mekanizëm për ta apeluar pasi vendimi është i formës së prerë.

“Nga ana e sajtit të vetë gjykatës në Uashington rezultojnë edhe çështje të tjera ku shteti shqiptar ka qenë pjesë, kjo çështje identifikohet si një çështje e mbyllur dhe vendimi është i formës së prerë. Nuk di ndonjë instrument ligjor për të zhbërë një vendim të formës së prerë”, përfundoi avokati.




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER