Dyshime për blerje votash në Pukë, arrestohen dy persona që shpërndanin para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rikthehen hijet e blerjes së votës. Vetëm dy javë para zgjedhjeve, në Pukë policia ka ndaluar dy persona që shpërndanin para dhe u merrnin të dhënat personale dhe numrat e kartës së identitetit qytetarëve të ndryshëm.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasit V. Sh., 45 vjeç dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.S., 25 vjeç. Euronews Albania mësoi se ky person është Demir Syla, drejtues i LSIsë në Pukë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin 45-vjeçarit V.Sh, policia ka gjetur shumën 528 mijë lekë të rinj, për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Ndërsa nga kontrolli në ambientet e biznesit të shtetasit Demir Syla, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemër) me 27 persona dhe numrat e ID.

Për 25-vjeçarin Syla, policia thotë se është drejtues i një subjekti politik në Pukë. Ndërkohë në fletën e votimit të imituar, ka një kryq në numrin 6 në listën e partive dhe numri 9 në listën e kandidateve, që përkon me kandidatin Ashim Tafilaku, të LSI-së në qarkun Shkodër. Megjithatë, policia nuk bën të ditur emrin e subjektit, të cilit i përkiste personi i arrestuar.

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Shkodrës ka bërë një reagim për mediat lidhur me arrestimin e dy aktivistëve të saj në Pukë ku e konsideron ngjarjen ‘politizim të tejskajshëm nga policia e Rilindjes’.

Dega e LSI i bën thirrje policisë që “të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale” dhe sqaron se fletët e votimit që nuk janë origjinale pasi ato nuk janë prodhuar ende, javë “vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike”.

“Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë”, thuhet në reagim.

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER