Gjykata lë në burg dy prej kontrollorëve të trafikut ajror

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës vendosi mëngjesin e sotëm të lërë në burg dy nga tre kontrollorët e trafikut ajror të arrestuar për shpërdorim detyre.

Pas kërkesës së prokurorisë, në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata vendosi arrest me burg për Armando Fezgën e Muhin Mezinin dhe arrest shtëpie për Flora Ndrecën.

Avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi u shpreh për mediat se ishte i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, pasi “vepra për të cilën ata akuzohen nuk është vepër penale, por konflikt juridiko-civil”.

“Akuzohen tre persona se janë larguar nga puna, kanë shpërdoruar detyrën… ndërkohë që në rast se do të kishte largim apo shpërdorim detyre do të ishte në bllok e gjithë trupa e kontrollorëve, tre kontrollorë nuk mund të bllokojnë punën në Rinas,” – tha Kthupi duke shtuar se nuk ishte në gjendje të jepte më tej përgjigje pasi ishte “moralisht i dërrmuar”.

Kërkesa e Prokurorisë, përfaqësuar nga Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza u shqyrtua nga gjyqtari Arben Mica.

Përveçse mbikëqyrës i sallës së kontrollit, Armando Fezga është njëherësh kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror. Mbikëqyrës salle është gjithashtu edhe Muhin Mezini, ndërsa Flora Ndreca kontrollore.

Dhjetëra punonjës të kompanisë “Albcontrol”, që menaxhon trafikun ajror në aeroportin e Rinasit, paraqitën të mërkurën “paaftësi për të kryer punën”.

Duke refuzuar ta konsideronin grevë, ata thanë se ky vendim erdhi si reagim pasi drejtuesit e kompanisë kishin nisur procedura shkarkimi ndaj tre punonjësve të tjerë, të cilët kishin paraqitur më parë një gjendje të tillë pas kërkesave për rishikim të pagave.

Prej muajit gusht 2020, kontrollorët kanë paditur kompaninë në Gjykatë Administrative për një vendim të muajit prill të Këshillit Mbikëqyrës, i cili u ka shkurtuar pa afat pagat.

Qeveria e ka konsideruar veprimin e punonjësve të Albcontrol “grevë”. Duke cituar ligjin ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha të mërkurën se shërbimi i kontrollit të trafikut ajror është “shërbim jetik” dhe për këtë punonjësve të saj nuk u lejohet greva.

Balluku e justifikoi vendimin e shkurtimit të pagave me uljen e fluturimeve si pasojë e pandemisë.

Mirëpo punonjësit duke folur për mediat janë ankuar se pavarësisht situatës ekonomike, kompania ka vijuar të hapë tenderë. Për këtë ata e konsiderojnë të papranueshme vijimin e punës me paga të reduktuara.

Paralelisht me çështjen e kontrollorëve, qeveria, Presidenti dhe opozita kanë shkëmbyer akuza të rënda për përgjegjësinë e situatës.

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “sabotim” të nxitur nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij “ata duan mbylljen e aeroportit, që të mos vijnë vaksinat”.

Presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha ia kanë faturuar përgjegjësinë qeverisë, ndërsa kanë akuzuar për abuzime ministren Balluku, e cila më parë ka qenë drejtuese e “Albcontrol”. Nisur nga akuzat, Meta ka bërë thirrje që Kontrolli i Lartë i Shtetit të kryejë një auditim të plotë të kompanisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER