Shqipëria merr vaksinën ruse, hyn në fuqi marrëveshja për “Sputnik V”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria publikoi të martën në Fletoren Zyrtare miratimin e marrëveshjes me kompaninë “Human Vaccine LLC” për importin e vaksinave ruse anti-COVID “Sputnik V”.

Një javë më parë Kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte arritur dakordësinë për të sjellë “brenda 10 ditësh 50 mijë doza Sputnik V në Shqipëri”. Marrëveshja vjen katër muaj pasi Rama e pati konsideruar “provokim” gatishmërinë e shprehur nga ambasada ruse në Tiranë për t’i shërbyer Shqipërisë vaksina të tilla.

Vlen të thuhet se njësoj si me marrëveshjet për vaksinat kineze Sinovac dhe amerikano-gjermanen Pfizer, edhe kjo për vaksinën ruse është nënshkruar nën kushtet e “sekretit tregtar”.

Kështu të dhëna të detajuara për sasinë, çmimin, koston dhe afatet e dërgesave “nuk do të publikohen” në asnjë website zyrtar. Praktika e tillë për vaksinat është kërkuar rëndomtë pothuajse në të gjitha vendet nga kompanitë farmaceutike.

Prej janarit 2021 qeveria ka siguruar mbi 2.5 milionë doza vaksinash anti-COVID. Duke marrë parasysh se nevojiten dy injeksione për një vaksinim, sasia e dozave mund të mbulojë rreth 1,250,000 persona – rreth 45% të popullsisë.

Teksa kontrata për 500 mijë vaksina nga Pfizer nuk ka ende një shifër konkrete për koston, ajo që dihet është se deri më tani programi i vaksinimit ka kushtuar të paktën 14 milionë dollarë.

Me 14 milionë dollarë janë siguruar rreth 2 milionë vaksina – 4 milionë dollarë për 1.14 milionë vaksina nga mekanizmi COVAX dhe 10 milionë dollarë për 1 milion vaksina Sinovac.

Vështirësitë për të siguruar fondet

Për shkak të situatës ekonomike që diktoi fillimisht tërmeti i 26 nëntorit 2019 e më pas pandemia, qeveria u detyrua ta rishikonte disa herë buxhetin e vitit 2020 e po njësoj atë të vitit 2021, i cili është vit elektoral.

Kjo gjendje e pazakontë e ka detyruar qeverinë që t’i blejë vaksinat duke shfrytëzuar “fondin rezervë të buxhetit vjetor të shtetit”. Në buxhetin fillestar për vitin 2021, qeveria kishte parashikuar 2 miliardë lekë (rreth 20 milionë dollarë) fond rezervë.

Por pak javë pas nisjes së vitit kalendarik ajo e rishikoi atë, fillimisht duke e shtuar me 1 miliard lekë të tjera, e më pas, në muajin mars, duke rialokuar fondin prej 1 miliard lekësh “për hartimin e studimeve dhe projekteve të investimeve strategjike”.

Për të siguruar mbulimin e plotë me vaksina të popullsisë qeveria mund të detyrohet të rishikojë sërish buxhetin për të rialokuar fonde.

Vaksinat “Sputnik V”

Vaksina “Sputnik V” është zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve “Gamaleya” në Moskë. Ajo është vaksina e parë e miratuar nga një shtet në botë për të luftuar COVID-19 – u miratua në gusht 2020. Autoritetet ruse kanë raportuar efektshmëri 91.6% kundër infektimit nga faza e tretë e testeve klinike.

Rusia e nisi zyrtarisht programin e vaksinimit në dhjetor dhe në janar 2021 kaloi në vaksinim masiv, teksa nisi ta eksportojë vaksinën në dhjetëra shtete. Shqipëria pritet të jetë një nga 60 shtetet që do të marrë vaksina “Sputnik V”.

Ndërkohë shtete si India, Brazili, Italia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord që të nisin edhe prodhimin e kësaj vaksine në vendet e tyre – India do të importojë 100 milionë vaksina dhe përmes katër kompanive lokale pritet të prodhojë tetëfishtin e tyre brenda vitit 2021.

Megjithëse ka aplikuar prej muajit janar për t’u certifikuar nga autoritetet evropiane të shëndetësisë, vaksina “Sputnik V” mbetet ende e pa-miratuar nga Bashkimi Evropian. Së fundmi autoritetet shëndetësore të BE-së kanë nisur ta shqyrtojnë kërkesën e Rusisë.

Nga vendet e Evropës, Serbia, Sllovakia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë aktualisht doza “Sputnik V”.

LEXONI GJITHASHTU:

Ambasada ruse sqaron propozimin për t’i shërbyer Shqipërisë vaksinën anti-Covid

Oferta e Rusisë për vaksinën anti-COVID, Rama: Mendova se ishte meme, një provokim qesharak

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER