Pandemia uli krimin, por u shtuan rastet e drogës dhe dhuna në familje 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Statistikat e krimeve gjatë vitit të kaluar u shoqëruan me rënie në pjesën më të madhe të veprave penale. Megjithatë, për shkak të izolimit nga pandemia dhuna në familje dhe krimet në fushën e drogës u rritën.

Statistikat e krimeve tregojnë për një rënie të tyre gjatë vitit të kaluar, kur vendi hyri ne e izolim të plotë ose  të pjesshëm për disa muaj me radhë. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2020, janë evidentuar mbi 32.700 vepra penale ose 7,0% më pak, krahasuar me vitin 2019.

Denoncimet për dhunë në familje dhe krimet në fushën e drogës janë rritur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e tyre ka pësuar rënie.

Përdorimi dhe shitja e drogës u rrit duke tejkaluar me mbi 5 për qind rastet e 2 viteve paraardhëse.

Ndërkohë edhe vrasjet e mbetura në tentativë janë raportuar me rritje në krahasim me 2019-n, në 114 të tilla, duke u barazuar me shifrat e vitit 2018. Sa i përket vrasjeve me dashje, viti i kaluar regjistroi 52 viktima, ose 6 më pak se viti paraardhës.

Sa i përket veprave penale të raportuara për dhunën në familje, ato u rritën me rreth 12.2%, dhe për psikologët, këtë fenomen e nxiti izolimi brenda banesës, sidomos gjatë muajve mars-qershor.

Veprat penale për krime me dashje tortura, plagosje e rrahje janë rritur me 2.3%. Në vitin 2020, janë proceduar 40.956 autorë për vepër penale, ku meshkujt përbëjnë 94,8% të totalit, 31 % e tyre të grup-moshës 30-44 vjeç. Në vitin 2020, numri i të burgosurve ishte 4614, nga 5045 që ishin në vitin paraardhës.

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER