Ekskluzive l Euronews Albania zbardh draft-dokumentin e diskutuar në Bruksel për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mënyrë ekskluzive, Euronews Albania ka parë dokumentin që po diskutohet në Bashkimin Evropian lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Sipas këtij dokumenti, janë 6 çështje që bien në sy:

  1. Zgjedhjet u organizuan mirë nga administrata zgjedhore në përgjithësi. Palët kishin mjaftueshëm besim për të marrë pjesë në zgjedhje dhe një KQZ e reformuar mbikëqyri procesin në një mënyrë të organizuar dhe transparente.
  2. Mbeti shqetësim keqpërdorimi i resurseve shtetërore në funksion të partisë në pushtet dhe të figurave të tjera publike. OSBE/ODIHR bëri thirrje për çdo rast parregullsie të vihet në vëmendje të KQZ dhe të autoriteteve të tjera kompetente dhe rastet të hetohen siç duhet, duke përfshirë edhe blerjen e votës. Disa raste janë të lidhura me SPAK.
  3. Sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, u arrit një objektiv i rëndësishëm në fund të 2020, me emërimin e 3 gjykatësve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Me 7 anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese rifitoi kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh për seancat plenare, që do të thotë bërjen funksionale, duke plotësuar kushtin për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
  4. Progres i dallueshëm është bërë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE dhe duke zbatuar planin e veprimit për të përmbushur rekomandimet e task forcës së veprimeve financiare.
  5. Që prej momentit të pikut të aplikimeve në 2017, në vendin anëtar më të prekur nga azilkërkuesit shqiptarë, përpjekjet e Shqipërisë kanë rezultuar në rënie, nga 12130 aplikime në 3005 në vitin 2020.
  6. Për ligjin e medias, autoritetet kanë siguruar se do ta rishikojnë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në përfundim, në tërësi dhe pavarësisht sfidave nga Covid-19, Shqipëria vijoi të tregojë angazhimin e saj dhe të japë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në përfundimet e Këshillit në Mars 2020. Në veçanti, Shqipëria e ka plotësuar kushtin e mbetur dhe vijon të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që duheshin përmbushur përpara Konferencës Ndërqeveritare, teksa ka vijuar të bëjë progres të konsiderueshëm dhe të qëndrueshëm për t’u përballur me përparësitë e tjera të nënvizuara nga Këshilli.

 

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER