A do ketë lirim të masave? Manastirliu: Çlirimi i jetës social-ekonomike të shoqërohet nga mbajtja e maskës dhe distanca

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa këtë javë pritet shqyrtimi i masave kufizuese nga Komiteti i Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri thirrje për kujdes, pasi sipas saj çlirimi i jetës social-ekonomike duhet të shoqërohet nga mbajtja e maskës dhe e distancës fizike.

“Ekspertët tanë të Komitetit Teknik janë duke vlerësuar në mënyrë dinamike masat, por gjithçka do të varet nga ecuria e epidemisë. Çlirimi gradual i jetës social-ekonomike duhet medoemos të shoqërohet nga masat e distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e higjienës, në mënyrë që të mos bëjmë hapa mbrapa dhe të vijojmë të vendosur përpara në këtë kilometër të fundit drejt kthimit në normalitetin aq shumë të dëshiruar,” – tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dy dozat e vaksinës, teksa tha se do të vijojë furnizimi me vaksinat anti-COVID në ditët e ardhshme.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se situata e pandemisë në vend paraqitet e kontrolluar, por bëri apel për qytetarët, që të mos ulin vigjilencën.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 518,679 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER