Adriatik Llalla paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO) ku vijon procesi ndaj tij, i cili ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.

Duke raportuar rreth çështjes gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se për shkak se gjykatat punojnë me dyer të mbyllura prej masave anti-COVID, nuk është bërë e mundur të kuptohet për mediat se kush janë dëshmitarët kundër ish-kryeprokurorit Llalla.

Pak javë më parë GJKKO, revokoi gjykimin e shkurtuar ndaj Lallës pas kërkesës së këtij të fundit, i cili po gjykohet për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie”.

Për këto akuza, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion kërkoi 2 vite burg për Adriatik Llallën. Përveç dënimit me burg, SPAK kërkoi edhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.

Më konkretisht, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve jashtë vendit, për të cilën ai ka marrë dhe gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER