Akuzat e Bashës për zgjedhjet, Rama: Ftesa për bashkëpunim është e hapur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Bashës, se ai është përgjegjës për parregullsi në procesin zgjedhor.

Përmes një shkrimi në Twitter, kryeministri Rama u shpreh se lufta politike nuk është prioritet për qeverinë e tij dhe gjithë energjitë e përpjekjet do i fokusojë të kthimi i Shqipërisë në “kampione të Ballkanit”.

 Në reagimin e tij Rama shtoi se fituesit duhet të fokusohen te fitorja e se mandati i tretë për qeverinë e tij nuk do i ngjajë dy të parëve në raport me Partinë Demokratike, që humbi zgjedhjet.

”Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë,” – shkroi kryeministri teksa theksoi se ftesa për bashkëpunim vijon të ngelet e hapur.

Të martën, kryedemokrati Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për parregullsitë në procesin zgjedhor duke i cilësuar ato si “masakër elektorale”.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktima e së cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë, rezultati ynë flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar dhe parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR,  shkrirjes së vijave ndarëse mes partitë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve,” – u shpreh Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER