Grabitje në Tiranë, 55-vjeçarit i marrin 3 milionë lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të martën, rreth orës 09:05, dy persona kanë sulmuar një qytetar me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”.

Personat që kanë sulmuar shtetasin me iniciale Q.Z., 55 vjeç janë ende të paidentifikuar ndërkohë që nga burimet policore mësohet se 55-vjeçari, po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

“Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe deri në këto momente është bërë me dije se shuma e vjedhur është 3 milionë lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER