Konstitucionalistja Anastasi tregon procedurën e shkarkimit të presidentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas nismës së ngritur nga Partia Socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, konstitucionalistja Aurela Anastasi tregoi në Euronews Albania procedurën e shkarkimit të kreut të shtetit sipas ligjit shqiptar.

“Nga pikëpamja forma-juridike mund të them që gjithë procedua bazohet mbi bazën e kërkesës jo më pak se një të katërtës të anëtarëve të Kuvendit”, u shpreh zonja Anastasi.

Ajo tregoi më tej se për të shkarkuar presidentin duhet të kalohen dy faza procedurale.

“Ligjërisht ne kemi disa procedura të pacaktuara. Ato do t’i gjejmë kryesisht në Kushtetutë, e cila ka parashikuar shprehimisht një rast të tillë, rastin e përgjegjësisë së presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ose kryerjen e një krimi të rëndë. Në duhet të kalojmë dy faza procedurale, në përfundim të të cilave deklarohet shkarkohet apo jo presidenti”, tha ajo më tej.

Sipas zonjës Anastasi këtë vendimin përfundimtar e merr Gjykata Kushtetuese.

“Faza e parë janë procedura parlamentare. Ato bazohen në kërkesën e që ju e përmendët. Ka një proces hetimor dhe shqyrtim nga Kuvendi nëpërmjet Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore. Kërkesa e parashtruar duhet të sigurojë mbështetjen e jo më pak se 94 deputetëve të Kuvendit. Brenda 5 ditëve vendimi i Kuvendit i parashtrohet Gjykatës Kushtetuese. Është ajo që vendos nëse shkarkohet presidenti apo jo”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu sqaroi se pa u shprehur Gjykata Kushtetuese, Kuvendi nuk zgjedh dot presidentin e ri.

Lexoni gjithashtu:

“Shkarkimi i Metës” në Kuvend, sot seanca e parë pas zgjedhjeve, diskutohet nisma e PS-së

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER