“Defender Europe 21”, ambasadorja Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në portin e Durrësit, nisi të martën stërvitja në e madhe shumëkombëshe.

“Probleme të papritura, zgjidhje të papritura. Këta flamuj nuk do të bien kurrë,” – kështu e nisi fjalimin e saj ambasadorja Yuri Kim teksa tre ushtarë u vendosën për të mbajtur flamujt e Shqipërisë, SHBA-së dhe NATO-s, që po binin nga era e fortë.

Kim solli në vëmendje se Shqipëria është vendi që ka pritur më shumë aktivitete të tilla në rajon e sipas saj kjo nuk është rastësore.

Ambasadorja theksoi se Shqipëria ka rolin më të fortë se kurrë në aleancë e gjithmonë teksa solli në vëmendje se vendi ynë ka vendndodhjen më strategjike.

Në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA-së, Kim e mbylli fjalimin e saj me një përgëzim për Shqipërinë dhe guximin për të marrë përgjegjësi.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon.

Sipas Peleshit kjo është mundësia e duhur që të provohet se Shqipëria dhe kapacitetet e saj të mbrojtjes janë në lartësinë e kërkuar nga aleatët.

“Defeder Europe 21 vjen si një gur themeli i fortë i miqësisë së shkëlqyer që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë zhvilluar ndër vite,” – tha Peleshi.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përshëndeti ngjarjen më të madhe historike për forcat e armatosura të Shqipërisë, një stërvitje shumëkombëshe me dislokimin më të madh të forcave dhe mjeteve në Adriatik dhe në Ballkanin Perëndimor që nga lufta e dytë botërore.

Gjeneral major, Begaj e cilësoi këtë stërvitje si besim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë dhe NATO-n.

“Ajo provon se ne të gjithë së bashku jemi të përgatitur e të aftë për t’u mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi dhe për të siguruar stabilitet edhe në rajone të brishta si Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Detit të Zi,” – u shpreh Begaj.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER