Qarku i Shkodrës nuk është gati për sezonin turistik, sipërmarrësit fajësojnë bashkinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përgatitjet për sezonin turistik në qarkun e Shkodrës ende nuk kanë nisur, edhe pse fundjava e kaluar shënoi një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga brenda dhe jashtë vendit. Infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, e për këtë pronarët e bizneseve turistike fajësojnë bashkinë.

“Bashkia e Shkodrës në të vërtetë është as mish, as peshk. Fakti që është një bashki që nuk është legjitime bën që ndoshta dhe vetë ata mos të kenë një kurajë për të pasur një plan, por më vjen jashtëzakonisht keq sepse qeni aty ku ha, aty duhet të lehë, do të thotë që bashkia duhet të kishte punuar shumë më tepër për sektorin tonë,” – u shpreh Gjon Dukgilaj, pronar i një biznesi turistik.

Thethi, një ndër atraksionet turistike të këtij qarku mbetet i bllokuar e si pasojë kjo mund të pengojë turistët për ta vizituar.

“Jemi shumë larg pritshmërive që duhet. Fakti që dhe pjesa e Malsisë është e bllokuar, rruga e Thethit vazhdon të bllokohet, qëndron e bllokuar, do të thotë që ne nuk arrijmë të tërheqim njerëz nga Europa,” – tha Dukgilaj.

Gentian Mema, drejtor i zyrës së turizmit në bashkinë Shkodër shprehet se hapja e sezonit turistik këtë vit do të bëhet online dhe jo e shoqëruar me aktivitete si vitet e kaluara, ndërsa vetëm javën tjetër pritet të nisë pastrimi i sipërfaqes ranore.

Do të kemi një formë të ndryshme sivjet të çeljes së sezonit turistik. DO të jetë me një shpallje mediatike, ku do të ketë një ditë që do t’i dedikohet çeljes së sezonit turistik me një fushatë online. Bashkia Shkodër ka filluar të marrë masa sa i takon përgatitjes së sezonit të ri turistik sidomos në drejtim të shërbimeve publike që i ofrohen vizitorëve, në të gjithë zonat me interes turistik,” – u shpreh Mema.

Mema shpreh gjithashtu shqetësimin që edhe pse ende nuk ka nisur puna në bizneset turistike, taksimi ka filluar që nga data 1 maj, kosto kjo e shtuar për bizneset.

Etiketimet

Kakavijë, ndihmoi 7 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi

Policia në pikën kufitare në Kakavijës ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Bangladeshi me akuzën e  tentativës për dhënie ndihmë për kalim të...

Vijojnë sulmet ajrore Izrael-Gaza, mbërrin në Tel Aviv i dërguari i SHBA-së

Kur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë të përshkallëzohen në Tel Aviv ka mbërritur i dërguari i SHBA në përpjekje për të gjetur një...

Juventus në kërkim të një bilete për në Champions League

Bardhezinjtë e Juventusit po kalojnë sezonin e tyre më të vështirë të 10 viteve të fundit, pasi jo vetëm që zbritën nga froni i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER