SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve, kreu ende në arrati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar si total 63 vite burg për anëtarët e grupit të ashtuquajtur “Habilaj”.

Ata akuzohen për trafik dhe kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Duke raportuar për çështjen, gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se për të akuzuarit do të jepet gjykim i shkurtuar me ulje 1/3-ën e masës së dënimit.

Ferhati theksoi se të gjithë të akuzuarit gjykohen në mungesë në Shqipëri. Ata janë arrestuar në Itali në vitin 2017 pas një aksioni anti-drogë të mbiquajtur “Rosa dei venti” (Trëndafili i erës). Prej tyre, Moisi Habilaj, i akuzuar si kreu i grupit, ka mundur t’u shpëtojë autoriteteve.

Fillimisht Moisi Habilaj qe dënuar me burg nga Gjykata e Katanias, por në gusht të vitit të shkuar Apeli i lehtësoi masën në arrest shtëpiak dhe në janar të këtij viti ai nuk është gjendur në banesë. Për këtë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet italiane dyshojnë se grupi i Habilajve ka pasur kontakte të forta në familjet mafioze të Siçilisë, përmes të cilave dyshohet se ka trafikuar kanabis dhe armë me xhiro deri në 20 milionë euro.

Grupi dyshohet gjithashtu se ka pasur lidhje me zyrtarë të policisë Vlorë prej së cilave ka përfituar lehtësime të trafikut në Itali.

Lidhur me këto dyshime ka akuza për dy ish-zyrtarët e policisë Vlorë, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të cilët prej vitit 2018 mbeten në kërkim dhe procesi i tyre nuk ka nisur ende.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER