Soreca në Tropojë: Bashkitë kanë rol të rëndësishëm në integrimin e vendit në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të ditëve të Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca theksoi se “Bashkitë kanë rol të rëndësishëm për integrimin e vendit në BE”. Deklarata e diplomatit u bë në Tropojë në nisjen e takimeve promovuese për ditët e Europës.

“Kjo është ditë e rëndësishme edhe për Shqipërinë, sepse ajo është në Europë. BE, ka pasur kriza, dhe ne kemi mundur t’i kalojmë dhe t’ia nisim nga e para. Shqipëria si pjesë e Europës, do ta tejkalojë këtë krizë. BE ju ka qëndruar pranë, që nga dita e parë që nisi kriza me COvID. Unë shpresoj që ky integrim të ndodhë shumë shpejt pasi bashkitë në Shqipëri kanë një rol të rëndësishëm për integrimin në BE”, tha z. Soreca.

Takimi u zhvillua nën atmosferën e këngëve dhe valleve të zonës, ku qindra të rinj dhe të reja u mblodhën të Muzeu Historik në Tropojë. Kryebashiaku i qytetit, Rexh Byberi i dorëzoi ambasadorit Soreca titullin “Mirënjohje nga Tropoja”.

Të pranishem në takimin promovues të ditëve të Europës ishin edhe ambasadorët e Francës, Austrisë dhe Spanjës. Në kuadër të ditëve të Europës, Ambasadorët zhvilluan një sërë takimesh me të rinjte e Tropojës.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER