Rritje abuzive e çmimit të ushqimeve, ZMK: Në tregjet ndërkombëtare 14%, në Shqipëri deri në 66% 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej muajit shkurt çmimet e produkteve bazë të shportës ushqimore në Shqipëri, janë rritur nga 20 deri në 66%. Ndër arsyet kryesore renditen pandemia dhe amullia e funksionimit të institucioneve gjatë periudhës së zgjedhjeve. Për drejtorin e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Hasan Stafa, fenomeni është abuziv.

“Duke filluar nga data 10 shkurt është një tendencë marramendëse e rritjes së çmimeve , spekulative natyrisht , për arsye të 14 muajve të krizës globale ka ndikuar edhe kjo në rritjen e çmimit, por është rritur rreth 14% në tregun global ndërkombëtar dhe rajonal, ndërsa këtu tek ne çmimi I rritjes shkon nga 20 deri në 66% dhe fillon me produktet bazë siç është vaj. Nga 1240 lekë që ishte ka arritur në 2200 lekë një litër. Është rritur dhe mielli, sheqeri , orizi makaronat, kripa”, thotw Hasan Stafa, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Rritja e çmimeve ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe ka bërë që fuqia blerëse në vend të bjerë.

Ndonëse në përqindje më të ulëta, edhe Instituti i Statistikave ka evidentuar rritjen e çmimeve për muajin prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, çmimi për kategorinë “Ushqime dhe pije joalkoolike” është rritur me 4,5%; “zarzavate përfshirë patatet” 10,2%; “vajra dhe yndyra” 4,6%; “fruta” 4,4%.

Autoriteti i Konkurrencës, organet tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  janë institucionet të cilat duhet të ndërhyjnë për t’i dhënë fund abuzimeve dhe për të rikthyer tregun në normalitet.

Ndonëse nga 1 janari qeveria rriti pagat për disa kategori profesionistësh, përfshi këtu mjekë, infermierë, mësues e prej 1 prillit edhe pensionet me 2.7% , rritja paralelisht e çmimeve për produktet kryesore të shportës ushqimore e ka zbehur këtë efekt.

 

 

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER