Zak Topuzi: Jemi të vonuar me përgatitjet për sezonin turistik, të hiqen menjëherë kufizimet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit tha për Euronews Albania se stanjacioni 12-mujor për shkak të pandemisë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në sektorin e turizmit, që do të duhet të paktën 2-3 vjet të rikuperohen.

Sipas z. Topuzi, Shqipëria ka mangësi të shumta në administrimin e turizmit, edhe pse është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë, ku gjenerohet pjesa më e madhe e të ardhurave.

Teksa solli në vëmendje faktin se në Shqipëri ka ende kufizime të orareve të lokaleve apo muzikës, z. Topuzi u shpreh se këto janë penalizime që duhen hequr urgjent, pasi nuk ka kohë për t’u përgatitur për sezonin.

Teksa mori në vëmendje strategjinë që po ndjek Greqia për të rikuperuar humbjet shumë të mëdha që pati në fushën e turizmit 1 vit më parë me 26 mln turistë më pak, z. Topuzi shpjegoi se vendi fqinj është iniciator i disa nismave në Evropë, si ajo e certifikatës së vaksinimit, por shtoi se ende nuk ka as këtu një situatë të qartë dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare në këtë aspekt.

Ai tha se në përpjekje për të stimuluar turizmin, Greqia ka bërë marrëveshje me vende të rajonit si Serbinë dhe RMV, dy vende që falë infrastrukturës kanë akses të thjeshtë për plazhet greke, duke u kthyer kështu edhe një konkurrente të fortë për rajonin, përfshi Shqipërinë.

“Është konkurrencë e fortë, Shqipëria ka pasur vjet turistë nga Kosova, edhe këtë muaj janë dominues. RMV është gjithashtu potencial i rëndësishëm dhe po të bësh një bilanc në Ballkan, Shqipëria përballet me një konkurrencë të madhe rajonale.

Ne kemi numër të madh turistësh, por të ardhurat më të ulëta për turistë nga shërbimet e pakta që u japim. Kosova mban numrin e parë pasi siguron 940 euro për turist, mbi 2 herë më shumë se Shqipëria që përfiton 390 dollarë për turistë. Ndaj duhen ndërtuar resorte që të japin produkte të shtrenjta që të kesh të ardhura”, tha z. Topuzi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER