Mbi 30 mijë rrënjë kanabis u zbuluan gjatë operacionit policor në Fushë-Krujë, 16 të arrestuar, 24 në kërkim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me operacionin antikanabis të zhvilluar ditën e djeshme në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Agimi” u vunë në pranga 16 persona, u shpallën në kërkim 24 dhe po procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Burime zyrtare nga policia bëjë me dije se janë vënë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim shtetasit Xh.K., dhe D.K., banues në Halil (babë e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba.

“Gjatë operacionit policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;

E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç  si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç,  banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël”, sqaron policia.

Ndërkohë, Euronews Albania mësoi se në operacionin antikanabis të ndërmarrë ditën e djeshme janë zbuluar mbi 30 mijë rrënjë të kultivuara në total.

Sipas burimeve të sigurta, gjatë ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit teksa automjetet e policisë hynë në fshat, është qëlluar me armë zjarri në ajër nga trafikantët për të sinjalizuar prezencën e policisë.

Ky operacion zbuloi dhe një detaj tjetër; monitorimi ajror nga Guarda di Finanza këtë vit ka nisur më herët se zakonisht.

Në operacionin e organizuar një ditë më parë morën pjesë forcat RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH Fier dhe Policia e Durrësit, ndërkohë që në drejtim të operacionit ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER