Ngjyra, histori dhe pasion, parada ‘Retro’ në Shkodër ekspozon makinat e vjetra

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rrugën për në “Retro” në Shkodër e nisëm që në 6:00 të mëngjesit nga Tirana me Rejna Cystrin, të vetmen vajzë të kësaj familjeje të madhe që pasionin për makinat e ka ushqyer që e vogël.

“Kemi vendosur që rrugën ta bëjmë me një makinë retro nga koleksioni ynë familjar. Nga tri makina që janë të koleksionit tonë, një është nisur me autotren dje”, thotë ajo.

Udhëtimin për në kryeqendrën e Veriut, zgjodhi ta bënte me këtë ‘Renault’ të vitit 1975, që është një nga automjetet e koleksionit të pasur që ajo zotëron.

Pas dy orëve rrugë, tashmë makina e dashur e Rejnës vihet në radhën e paradës, ashtu siç ndodhi dhe me automjetet e tjera historike, para se të niste aktiviteti më i bukur i kësaj fundjave në Shkodër.

“Është e vitit 1975, ‘Renault 16’, ndërkohë është edhe ‘Renault 4’ e vitit 1962, kemi dhe një tjetër që e lamë në Tiranë. Jam besnike e ‘Renault’. Duhet të jetë i hershëm pasioni, që nga babi im, nga Vrashava e tij, ‘Fiati’ polak, ‘Volvo’ e deri te ‘Mercedezi’, duke qenë se ka qenë pjesë e parkut të delegacionit dhe ‘Renaulti’ i parë që dashurova ishte e vitit 1983”, tregon Rejna Kulla Cystri, koleksionuese.

Modele të ndryshme, ku të gjithë gjejnë të preferuarën e tyre, është kjo paradë e madhe që nisi prej orës 10:00 të së premtes.

Nuk ka vetëm ngjyra, nuk ka vetëm bukuri dhe estetikë, kjo paradë ka historinë dhe pasiononin e dhjetëra koleksionuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi që janë bashkuar në këtë rrugicë të vjetër, por të hijshme shkodrane.

“Është një dashuri që nuk mund të blihet dhe të shitet, thjesht është pasion që në fëmijmrinë e hershme”, thotë Dasho Dragoviç, koleksionues nga Mali i Zi.

Ehat Orsheka bashkë më shokë të tij nga Kosova janë nisur që herët për të mbërritur në “Gjuahdol”, dhe për t’i shtuar kësaj ekspozite të veçante 12 makina retro.

“Makina dhe zonjat kërkojnë shumë mjete financiare, pastaj të dyja edhe makinat edhe zonjat kërkojë shumë përkujdesje, por edhe shumë dashuri”, thotë Ehat Orsheka, koleksionues nga Kosova.

Në shpirtin e “Retros” po aq hijshëm hynë edhe qytetarët shkodranë të veshur si dikur, e që me këngët jazz dhe swings na kthyen sërish në shekullin XX.

Mjeti më i vjetër i përket vitit 1947, ndërsa një pjesë e tyre janë përdorur edhe në filmat shqiptarë dhe një pjesë janë makina që kanë qenë pjesë e parkut të delegacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Sot dita e dytë e paradës “Retro” në Shkodër, gazetari tregon detaje

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER