Apeli i GJKKO-së lë sërish në qeli gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të diastën herë masën e “arrestit ne burg” për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila është arrestuar për korrupsion.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporton se gjyqtarja e Krujës kërkoi lirimin nga burgu për shkak të rrethanave familjare, por kjo kërkesë i është refuzuar nga gjykata.

Konkretisht, gjyqtarja kërkoi që të kujdeset për vajzën e saj të mitur dhe djalin e saj autik.

Zonja Hoxha u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.

Ndërkohë më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën duke pranuar kërkesën e ILD-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Refuzohet për herë të katërt ndryshimi i masës së sigurisë për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER