Negociatat me BE, kryenegociatori Zef Mazi takime në Luksemburg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, diplomati Zef Mazi ka zhvilluar disa takim në Luksemburg në kuadër një turi takimesh me vendet anëtare të Bashkimit Evropian në prag të vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për anëtarësimin.

Kryenegociatori Mazi synon që të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare duke i bindur ato se Shqipëria është gati për këtë hap drejt integrimit në BE.

Z. Mazi u takua gjatë vizitës në Luksemburg me Jean-Louis Thill, drejtorin për Marrëdhëniet për Çështjet Evropiane.

“I gëzuar që shkëmbeva pikëpamjet me drejtorin për Marrëdhëniet me Çështje e Evropës në Luksemburg”, shprehet z. Mazi duke theksuar se Luksemburgu mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Zyrtari i Luksemburgut në një reagim pas takimet me kryenegociatorin e Shqipërisë thotë se “ka diskutuar mbi progresin domethënëse që Shqipëria ka bërë në rrugën e integrimit në BE” duke shtuar se mezi pret konferencën e parë ndërqeveritare.

Kryenegociatori gjatë qëndrimit në Luksemburg ka pasur dhe një takim me një zyrtar të Bankës Evropian për Investime ku ka diskutuar mbi projektet që ky institucion financiar i BE ka nisur dhe do të nisë në Shqipëri.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER