Arta Dade: Shqipëria duhet të shkojë drejt BE-së me forcat e veta dhe me dinjitet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish ministrja e Jashtme Arta Dade, e ftuar në Euronews Albania foli për Samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë dhe për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se realizimi i këtij Samiti në Shqipëri përbën një lajm pozitiv  dhe shërben si një fillim takimesh të rëndësishme tani që pas zbutjes së pandemisë, është sërish e mundshme.

“Çdo ngjarje që liderët mblidhen është një zhvillim pozitiv, për më tepër pas një kohe ku për shkak të pandemisë ka qenë e vështirë për t’u takuar fizikisht. Nisma e fundit, siç është procesi i Berlinit, ka ecur mjaft mirë për mendimin tim. Janë angazhuar edhe vende të tjera veç Gjermanisë.”

Znj. Dade tha se Shqipëria duhet të shkojë drejt BE-së me forcat e veta dhe në mënyrë dinjitoze, pra, ta meritojë në mënyrë që të marrë një pozicion të barabartë të një shteti që nuk shkoi drejt BE-së duke u “zvarritur”.

“Uroj që standardet të përmbushen në mënyrë që ne në BE të shkojmë me vlerat tona, me identitetin tonë, dinjitetin tonë dhe jo duke u zvarritur dhe në këtë mënyrë do të respektohemi edhe më shumë”, u shpreh ish ministrja e Jashtme.

Ajo tha për Shqipërinë se duhet ta kishte luajtur më mirë rolin e lidershipit në rajon, për shkak se në shumë prej vendeve të rajonit ka shqiptarë. Mirëpo kjo mundësi, sipas saj, nuk është përdorur mjaftueshëm.

“Unë mendoj se karta e luajtjes së rolit të lidershipit në rajon edhe është zbehur sepse Shqipëria duhet ta kishte luajtur këtë rol jo vetëm sepse ka shqiptarë në katër njësi shtetërore në rajon, por edhe për faktin se ne kemi kohë që e kemi nisur këtë proces”, u shpreh znj. Dade.

Arta Dade përmendi se në raport me vendet e rajonit, jemi mbrapa, pasi Serbia dhe Mali i Zi kanë kaluar kapituj të rëndësishëm gjatë procesit të integrimit në BE, kapituj që ne nuk i kemi hapur ende.

“Ka vende që e kanë nisur më mbrapa dhe an e kanë kaluar si Serbia dhe Mali i zi që do zë vazhdojnë me diskutime  kapitujve, ata kanë kaluar kapituj të rëndësishëm të këtij procesi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin Konferencën e parë”, u shpreh znj. Dade.

Ish ministrja tha se Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë përpjekje sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mirëpo me Reformën në Drejtësi, sipas znj. Dade, vendi është në rrugë të mirë.

“Unë besoj se duhet të kishim bërë më shumë përpjekje, me rezultate më të prekshme, në mënyrë të veçantë në luftën kundër korrupsionit apo kundër krimit të organizuar, apo edhe të funksionimit të institucioneve demokratike, u shpreh znj. Dade.

“Ndoshta kjo e para lidhet edhe me Reformën në Drejtësi e cila ka avancuar dhe le të shpresojmë se do të japë frytet e veta, duke lënë pas pandëshkueshmerinë që ka qenë non-stop në të gjitha progres raportet”, shtoi ajo.

Sipas znj. Dade, Shqipërinë e ka lënë mbrapa në rrugën drejt hapjes së negociatave edhe largimi i opozitës nga Parlamenti, pasi sipas saj, në Evropë institucionet nuk mund të bojkotohen.

“Klima konfliktuale politike, largimi i opozitës nga Parlamenti,  mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, këto janë zhvillime që nuk ndodhin në Bashkimin Evropian. Askush nuk mund të pranojë që të bojkotohen institucionet. Ka qenë një hap i gabuare dhe nuk çon në favor të avancimit të agjendës sonë evropiane”, u shpreh znj. Dade.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER