Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 mln euro, në pronësi të dy vëllezërve dhe shokut të tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për të sekuestruar pronat e dy vëllezërve Gëzim Sallaku dhe Saimir Sallaku, si dhe të Rabi Kurtit të cilat në treg kapin vlerën e 3 milionë eurove.

Ky vendim është dhënë nga gjykata, pasi pronat janë siguruar nga veprimtaria kriminale e Gëzim Sallakut, të cilat më pas janë regjistruar edhe në emër të vëllait të tij dhe personit tjetër, Rabi Kurti.

Sipas policisë Gëzim Sallaku ka kryer veprimtari kriminale dhe është dënuar në shtetin italian nga viti 1999 – 2008.

Pasuritë e sekuestrua:

  • Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;
  • 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
  • 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
  • 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
  • Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;
  • 13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER