Antony Blinken bisedë telefonike me Presidentin e Bullgarisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Në një komunikatë për mediat të shpërndarë  nga zëdhënësi i kreut të DASH, Ned Price thuhet se Blinken dhe Radev kanë diskutuar mbi interesat e dy vendeve mes të cilave dhe për Ballkanin Perëndimor.

Sekretari Amerikan dhe Presidenti bullgar kanë vënë theksin tek rëndësia e aleancës transatlantike, partneritetin strategjik SHBA-Bullgari dhe lidershipin e Bullgarisë në iniciativën e Tri Deteve.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi qeveria amerikane ka sanksionuar 5 shtetas bullgarë dhe 64 subjekte të lidhura me ta, për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar. Bëhet fjalë për biznesmenë dhe grupe mediatike që sipas autoriteteve amerikane, duke shfrytëzuar postet publike, janë përfshirë në afera korruptive të nivelit të lartë.

Në njoftimin e tyre, Departamenti amerikan i Thesarit shprehet se korrupsioni “degradon shtetin e së drejtës, dobëson ekonominë dhe rritjen ekonomike, cenon institucionet demokratike, nxit konflikt si dhe i mohon qytetarëve të drejtat themelore” duke shtuar se “qeveria amerikane do të vazhdojë të vendosë masa domethënëse për personat e përfshirë në korrupsion”.

Gjithashtu, pak ditë më parë Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka firmos një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit synon bllokimin e pasurive të personave që sipas autoriteteve amerikane kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe u ndalon atyre hyrjen në SHBA. Më saktësisht bëhet fjalë për rishikimin e një urdhri ekzekutiv të vitit 2001, i cili më parë përfshinte shtetet e ish-Jugosllavisë, por që tashmë do të përfshijë edhe Shqipërinë.

Po biseda e Blinken dhe Radev lidhet dhe me situatën e krijuar nga vendosja e vetos bullgare për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, që mund të ketë pasoja edhe mbi Shqipërinë pasi të dy vendet po trajtohen njëherësh në Këshillin e BE.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER