“Provimi i vështirë dhe me shumë volum, jashtë pritshmërive”, Matematika përlot maturantët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Provimi i matematikës ka përlotur maturantët, të cilët pas përfundimit të tij thanë se ishte i një niveli të lartë vështirësie.

“Shumë keq. Ishte një ndër provimet më të vështira që kam hasur, gjatë gjithë kohës kur po përgatitesha me testet e vjetra. Sa i përket modelit të testit, ishte shumë i ngarkuar”, thotë një maturante.

“Menduam se do ishte më i lehtë se ministrja ka thënë që do ua lehtësoj pak po kishte shumë pyetje të nivelit të tretë, tepër i vështirë mund të them”, shprehet një tjetër.

Edhe provimi i Matematikës, njëjtë si ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nuk ka kaluar pa probleme për këtë Maturë Shtetërore, pasi vetëm 30 minuta pas nisjes zyrtare të orarit të provimit është fotografuar dhe publikuar teza në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë thyerje të rregullores ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.

Provimi i fundit për maturantët është ai lëndës me zgjedhje, më 15 qershor.

 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER