Shpërthim me tritol në biznesin e ish-ministrit të Mjedisit, arrestohet autori i ngjarjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy ditë më parë ka ndodhur një shpërthim në një kantinë në Durrës, e cila është në pronësi të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Lefter Koka, edhe pse rezulton në emër të Jurgen Dashit.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një shpërthim tritoli, që është realizuar përmes një droni të mbushur me lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar autorin e dyshuar 44-vjeçarin me iniciale G.M dhe sot për është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar.

34-vjeçari ra në prangat e Policisë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Në periudhën midis viteve  2013-2017, Lefter Koka ka qenë ministër Mjedisi, ndërsa u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER