Protokolli anti-COVID për turizmin, detyrat për sipërmarrësit turistikë, të njëjta si vitin e kaluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë prezantuar protokollin e masave anti-COVID për sezonin turistik 2021.

Ndonëse situata epidemiologjike është përmirësuar, protokolli edhe për këtë sezon turistik ka mbetur pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë.

Hapësira nga çadra në çadër në stacionet e plazhit nuk duhet të jetë më e vogël se 3 apo 3.5 metra. Protokolli kërkon dezinfektimin e krevateve të plazhit çdo ditë si dhe dushe me sapun dhe higjenizues nëpër stacionet me më shumë se 100 çadra. Ndryshe nga vjet, këtë vit pishinat do të jenë të hapura, ato duhet të dezinfektohen çdo ditë dhe krevatet duhet të kenë distancë jo më të vogël se 2 metra nga njëri-tjetri.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur me maska. Klientët duhet të ruajnë distancën 1.5 metra në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit si dhe gjatë shëtitjeve në plazhe, apo shëtitore.

Çdo sipërmarrje turistike rekomandohet të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Etiketimet

Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara. Vendimi u mor pas një bisede telefonike të...

Reciprociteti për targat serbe, profesori: Dy mesazhet që Kosova i përcolli Brukselit

Aplikimi i reciprocitetit të Kosovës për targat e automjeteve serbe ka prodhuar debate mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe ka nxitur reagime nga Brukseli. Blerim...

Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”. Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER