Protokolli anti-COVID për turizmin, Zak Topuzi tregon se nuk lejohet vetëshërbimi në resorte

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Zak Topuzi u shpreh në Euronews Albania se protokolli i masave anti-COVID i prezantuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është i njëjtë me atë të vitit 2020.

“Përveç rregullave, përgjithësisht që kanë të bëjnë me administrimin e njësive akomoduese, me distancat, rekomandimet, sivjet ka edhe një manual që lidhet me administrimin e ushqimit, pijeve. Pushuesit nuk duhet të prekin vetë ushqimin sidomos nëpër resorte apo hotele”, tha ai, ku sqaroi se nuk lejohet vetëshërbimi.

Z. Topuzi shtoi se problemi më kryesor është respektimi i këtyre masave nga pushuesit, ku shtoi se shqiptarët tani mendojnë se në Shqipëri nuk ka persona të infektuar me COVID-19.

Duke apeluar për respektim të masave anti-COVID, ai tregoi se kryesisht pushuesit do jenë nga Mesdheu, Ballkani dhe do të jenë të shumtë ata nga Kosova.

Ai theksoi se shpreson që këtë vit të ketë një rritje të turizmit, por që është e vështirë të bëhen krahasime me vitin 2019 sa i përket fluksit të pushuesve.

LEXONI GJITHASHTU:

Protokolli anti-COVID për turizmin, detyrat për sipërmarrësit turistikë, të njëjta si vitin e kaluar

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER