613 kg kokainë në banane, Apeli lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arber Çekajn dhe dy të pandehurit e tjerë, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj.

Përfundimisht Apeli dënoi me 21 vite burg Arbër Çekajn; Donaldo Lushaj administrator i kompanisë u dënua me 16 vite burg dhe shoferi Armando Pezaku u dënua me 10.8 vite burg.

Tre personat u gjykuan me gjykim të shkurtuar e për këtë përfitojnë ulje të dënimit.

Konkretisht, Arbër Çekaj do të kryej 14 vite burg, Donaldo Lushaj 10.8 vite dhe Armando Pezaku 8.8 vite.

Çekaj u arrestua në Dusseldorf të Gjermanisë në mars të vitit 2019. Ai u ekstradua në Shqipëri rreth një vit e gjysmë pasi policia kishte kapur një sasi prej 613 kg kokainë në një konteriner me banane në portin e Durrësit, që vinte nga Kolumbia për llogari të kompanisë së tij.

Bashkë me Çekajn u arrestuan edhe dy persona të tjerë, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, të cilët drejtuan kamionin me ngarkesën nga porti i Durrësit në Maminas.

Rreth dy muaj më parë në pranga ra edhe babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj pasi në një kontejner me banane të nisur nga Ekuadori për llogari të firmës ‘Ecoalmax’, në pronësi të tij u gje dhe sekuestrua një sasi prej 49 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Gjyqi për 613 kg kokainë, Arbër Çekaj: Prokuroria dekonspiroi operacionin për të mos mbërritur te porositësit e vërtetë

Ekskluzive në Unpublished/ Pamjet e aksionit policor ku u kapën 613 kg kokainë, flet nga burgu Arbër Çekaj

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER