Greqia vendos të hapë kufijtë me Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Greqia vendosi sot që të hapë kufijtë me Shqipërinë, vendim që pritet të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

Sipas qarkores që pritet të shpërndahet brenda ditës së sotme në të gjithë pikat kufitare të vendit, që prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve shqiptarë, për qëllime familjare dhe turistike.

Udhëtuesit do të duhet të kenë me vete formën PLF si dhe do të njihet rapid test, pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kryhet testi PCR.

Në pikat kufitare do të kryhen teste të rastësishëm prej autoriteteve.

Deri në datën 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë. Më vonë pritet heqja e kushtezimeve për këto pika kufitare.

Informimi i plotë i MEPJ mbi çfarë duhet të dini para se të udhëtoni në Greqi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:
a) Formularin Plf
b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose
c) Certifikatë e diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj

Fëmijët mbi 12 vjeç do të kenë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore dhe i domosdoshëm në rsat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER